Papa e kritikon politikën amerikane ndaj imigrantëve
- Papa Leo i Katërmbëdhjetë ka bërë thirrje për "reflektim të thellë" mbi mënyrën se si trajtohen migrantët në SHBA, ku ai tha se shumë njerëz janë prekur thellësisht nga politika kontroverse e deportimit masiv, raportoi Bi-Bi-Si.
Vatikan, 6 nëntor 2025 (MIA) - Papa Leo i Katërmbëdhjetë ka bërë thirrje për "reflektim të thellë" mbi mënyrën se si trajtohen migrantët në SHBA, ku ai tha se shumë njerëz janë prekur thellësisht nga politika kontroverse e deportimit masiv, raportoi Bi-Bi-Si.
Në një nga kritikat e tij më të ashpra deri më tani ndaj administratës së presidentit Donald Tramp, papa i parë i lindur në SHBA paralajmëroi gjithashtu se bombardimi i anijeve venezueliane të dyshuara se transportojnë drogë nga SHBA-ja rrezikon të rrisë tensionet në rajon.
Papa Leo i Katërmbëdhjetë tha se ka njerëz që kanë jetuar në SHBA "për vite me radhë, pa shkaktuar kurrë probleme dhe që janë prekur thellësisht" nga politika e rreptë e imigracionit e Trampit.
Duke folur në anglisht dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt publikut amerikan, ai përsëriti besimin katolik se çdo i krishterë në fund të fundit do të gjykohet nga mënyra se si e ka pritur "të huajin". sa/
Foto: MIA arkivi