Pagesa e pensioneve vazhdon rregullisht, procedura në Gjykatën Kushtetuese nuk ndryshon asgjë në modelin aktual
- Pagesa e pensioneve po zhvillohet rregullisht dhe pa ndryshime. Të gjitha pensionet paguhen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, informoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Pagesa e pensioneve po zhvillohet rregullisht dhe pa ndryshime. Të gjitha pensionet paguhen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, informoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Lidhur me informacionin mbi procedurën në Gjykatën Kushtetuese, Ministria sqaron se hapja e një procedure nuk do të thotë heqje ose ndryshim i masave që janë aktualisht në fuqi. Të gjitha zgjidhjet ligjore mbeten në fuqi derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar.
"Ministria u bën thirrje pensionistëve të mos u nënshtrohen dezinformatave dhe spekulimeve. Çdo ndryshim i mundshëm në kuadrin ligjor do të komunikohet në kohë dhe në mënyrë transparente", thuhet në kumtesën nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Sigurimi social dhe stabiliteti i sistemit pensional, thonë nga Ministria, mbeten prioritet kryesor i Ministrisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s