Paga mesatare në shtator 45.466 denarë
- – Neto - paga mesatare e paguar për një të punësuar në shtator është 45.466 denarë dhe është për 9,3 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) – Neto - paga mesatare e paguar për një të punësuar në shtator është 45.466 denarë dhe është për 9,3 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, në rritjen e neto-pagës mesatare mujore të paguar për të punësuar në sektorët: Arsim për 14, 9 për qind, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësor dhe social për 12,6 për qind dhe Transporti dhe magazinimi për 11,5 për qind.
Ritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Industria përpunuese për 3,5 për qind Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm për 1,8 për qind dhe Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 1,1 për qind.
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit shtator të vitit 2025, është 68.392 denarë dhe gjithashtu është për 9,3 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Arsim për 15,1 për qind, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësor dhe social për 12,8 për qind dhe Transporti dhe magazinimi për 10,6 për qind.
Ritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Industria përpunuese për 3,6 për qind, Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm për 1,9 për qind dhe Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 1 për qind. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s