Pasddite reshje të shiut, mbi 25 litra në metër katror
- Në vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m²), posaçërisht pasdite dhe gjatë natës. Në male reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).
Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Në vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m²), posaçërisht pasdite dhe gjatë natës. Në male reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).
Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 7 deri 12, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 10 deri 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje të shiut, posaçërisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e matir nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të zbresin deri 8, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 14 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me botë. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së përforcuar veriore, të enjten reshjet do të kalojnë në borë në viset më të larta dhe në disa më të ulëta. Në male, në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re bore, ndërsa shtresë më e ulët pritet edhe në viset më të ulëta. Të premten do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa në ditët e fundjavëss, posaçërisht të shtunën sërish do të ketë reshje lokale të shiut dhe borës, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperaturat do të jenë në rënie. ab/
Foto: МIА Arkivi