• четврток, 25 декември 2025

Padi kundër Brizhit Makron për fyerje publike

Padi kundër Brizhit Makron për fyerje publike

Paris, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Brizhit Makron po përballet me padi nga disa organizata, duke përfshirë edhe grupe për të drejtat e grave, pasi u xhirua disa herë se si fyen ndaj feministeve që protestuan në një shfaqje teatrale në Paris.

Më shumë se 300 gra, më saktë 343 - që është numër historikisht simbolik në feminizmin francez, këtë javë ngritën padi kundër zonjës së parë të Francës për fyrje publike.

Videopamja, e bërë javën e kaluar, e tregon Brizhit Makron se si pas skenës në teatrin "Foli Berzher" në Paris bisedon me Ari Abitan, një aktor dhe komedian francez i cili më parë ishte akuzuar për përdhunim. Ajo mori pjesë në shfaqje me vajzën dhe miqtë e saj. Një natë më parë aktivistet feministe e ndërprenë shfaqjen duke brohoritur "Abitan, përdhunues!".

Brizhit Makron e pyeti Abitanin se si po ndihej, ndërsa ai tha se kishte frikë, zonja e parë dërgoi fjalë përçmuese për aktivistet, duke i quajtur "bushtra budallaqe" dhe tha se nëse sërish paraqiten "do t'i dëbojmë jashtë".

"Ajo është zonja e parë e Francës, fjalët e saj janë të rëndësishme", porositi Zhiliet Shapel, avokate e grupeve feministe të cilat e ngritën çështjen. Shapel shtoi se Makron ka vepruar si "shumë i angazhuar për interesat e grave, por në realitet ekziston një hendek mes fjalimeve të tij publike dhe ajo që me të vërtetë e mendon".

"Më vjen keq nëse i ofendova gratë viktima", porositi Brizhit Makron, duke i quajtur komentet e pamjes "komente private". Megjithatë, siç thotë, ajo nuk ndjen keqardhje për ta. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан