• петок, 05 декември 2025

Pa konsensus dhe para: Bashkimi Evropian pezulloi formimin e tribunalit special kundër Rusisë

Pa konsensus dhe para: Bashkimi Evropian pezulloi formimin e tribunalit special kundër Rusisë

Bruksel, 11 nëntor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk arriti të sigurojë mjete për themelimin e tribunalit special për Ukrainën, i cili supozohej të gjykonte Rusinë, raportoi "Euronjuz", duke cituar burime në institucionet e BE-së.

Sipas burimeve të cituara, autoritetet evropiane pamundësinë për financim e sqarojnë me uljen e ndihmës për Ukrainën nga ana e administratës së Donald Trampit.

"Këshilli i Evropës së pari prezantoi draft-buxhetin i cili përfshin shpenzime të përgjithshme operative të lidhura me tribunalin, në vlerë prej afërsisht 75 milionë euro në vit", transmeton "Euronjuz".

Ende nuk është caktuar përbërja e shteteve të cilat mund të marrin pjesë në këtë projekt.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme, Marija Zaharova, paraprakisht vlerësoi se nisma për formimin e tribunalit kundër Rusisë është "pa vlerë dhe i motivuar politikisht".

Hungaria dhe Sllovakia paraprakisht refuzuan të marrin pjesë në nismën e BE-së për themelimin e tribunalit special, duke theksuar se një organ i tillë nuk ka bazë juridike-ndërkombëtare. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан