Përparim në Gjenevë: SHBA-ja dhe Ukraina u morën vesh për draft të ndryshuar të planit paqësor, Rubio optimist
- – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina përgatitën kornizë paqësore “të përditësuar dhe të përmirësuar” për dhënien fund të luftës në Ukrainë, pas bisedimeve të djeshme të mbajtura në Gjenevë, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Kievi dhe Uashingtoni.
Gjenevë, 24 nëntor 2025 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina përgatitën kornizë paqësore “të përditësuar dhe të përmirësuar” për dhënien fund të luftës në Ukrainë, pas bisedimeve të djeshme të mbajtura në Gjenevë, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Kievi dhe Uashingtoni.
Të dyja palët u morën vesh që të vazhdojnë me punë intensive të propozimit të përbashkët në ditët e ardhshme dhe të mbeten në koordinim të afërt me partnerët evropianë, thuhet në deklaratën e përbashkët, transmeton DPA.
“Vendimet përfundimtare në lidhje me këtë kornizë do të miratohen nga presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”, shtohet në deklaratë.
Bisedimet në Gjenevë ishin përshkruar si “konstruktive, të përqendruara dhe me respekt”, duke treguar “progres të rëndësishëm drejt harmonizimit të qëndrimeve dhe identifikimit të hapave të ardhshme të qarta”.
“Të dyja palët u dakorduan se konsultimet ishin lartë produktive”, thuhet në deklaratë.
Negociatorët përsëritën se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. "Si rezultat i bisedimeve, palët kanë zhvilluar një kornizë paqeje të përditësuar dhe të përmirësuar", deklaruan ata.
Ukraina, gjithashtu, shprehu falënderim për mbështetjen e SHBA-së. Të dyja palët bënë të ditur se do të vazhdojnë të punojnë bashkë që të arrijnë paqe e cila do të garantojë “siguri, qëndrueshmëri dhe rikonstruksion” të Ukrainës.
Në një kumtesë të posaçme nga SHBA-ja theksohet se delegacioni ukrainas ka konfirmuar se të gjitha hallet e tij kryesore – garancitë e sigurisë, zhvillimi ekonomik afatgjatë, mbrojtja e infrastrukturës, lirisë së navigimit dhe sovranitetit politik – ishin shqyrtuar në themele gjatë takimit.
Në të shtohet edhe se përfaqësuesit ukrainas deklaruan se drafti i shqyrtuar i reflekton interesat e tyre kombëtare dhe siguron “mekanizma të besueshme dhe të krahasueshme për mbrojte të sigurisë së Ukrainës edhe në afat të shkurt edhe në afat të gjatë”.
Kievi për momentin nuk ka koment.
Rubio është optimist për planin paqësor të shqyrtuar
Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio, tha më herët të mërkurën se ishte arritur përparim “i konsiderueshëm” gjatë bisedimeve me përfaqësuesit ukrainas në Gjenevë mbi planin e paqes me 28 pika të Uashingtonit, i cili është përballur me rezistencë nga Kievi dhe aleatët e tij evropianë.
Ai theksoi se çështjet e mbetura nuk ishin “të pakapërcyeshme” dhe tha se çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në Evropë dhe NATO do të trajtohen veçmas, me kontributin e vendeve aleate.
“Sinqerisht besoj se do të arrijmë te qëllimi”, shtoi sekretari.
Rubio gjithashtu e zbuti afatin e propozuar më parë për pranimin e Ukrainës, duke theksuar se edhe pse një përfundim deri të enjten do të ishte ideal, "qoftë e enjte, qoftë e premte, qoftë e mërkurë, qoftë e hënë javën tjetër, ne duam që kjo të ndodhë së shpejti", tha ai.
Rubio në Gjenevë u takua me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Uitkof, dhëndrin e Trampit, Xhared Kushner, dhe Daniel Driskoll, funksionar i lartë i Pentagonit, për bisedime me delegacionin ukrainas.
Negociatori ukrainas Andrij Jermak e quajti takimin "shumë produktiv", duke shtuar se bisedimet po shkojnë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Vendimet përfundimtare, tha Jermak, do të merren nga presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski i lavdëroi përpjekjet e rinovuara diplomatike në video paraqitjen e natës, duke shfaqur shpresë se bisedimet do të sjellin hapa të duhur për dhënien fund të konfliktit.
Bisedimet në Zvicër, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Franca, Britania, Gjermania dhe BE-ja, u organizuan me nxitim për të detyruar SHBA-në të rishqyrtojnë propozimin e tyre të fundit për t'i dhënë fund konfliktit që doli në fillim të kësaj jave.
Aleatët evropianë të Ukrainës e refuzuan planin në formën e tij origjinale, i cili favorizon shumë Rusinë. Dokumenti me 28 pika do të kërkonte që Kievi t'i lëshonte Rusisë sipërfaqe të mëdha territori dhe të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj, ndër masa të tjera. fc/
Foto: DPA