• петок, 05 декември 2025

OBSH: Më shumë se 600.000 persona, kryesisht fëmijë anë vdekur nga malaria në vitin 2024

OBSH: Më shumë se 600.000 persona, kryesisht fëmijë anë vdekur nga malaria në vitin 2024

Gjenevë, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se në vitin 2024 kanë vdekur nga malaria rreth 610.000 persona, kryesisht fëmijë të vegjël në Afrikën Subsahariane.

Mediat britanike transmetojnë se numri i rasteve të vdekjes dhe sëmundjeve është rritur krahasuar me vitin 2023, nga 273 milionë rastet e regjistruara në rreth 282 milionë.

OBSH paralajmëroi se lufta kundër malaries ka stagnuar në dekadën e fundit.

Edhe pse 47 vende janë ceritfikuar si "të lira" nga malaria, disa, siç janë Etiopia, Madagaskari dhe Jemeni, shënojnë rritje të rasteve.

Rezistenca e rritur e ilaçeve dhe insekticideve, ndryhsimet klimatike dhe konfliket paraqesin sfida shtesë.

Financimi i luftës kundër malaries mbetet i pamjaftueshëm: investime e plota në vitin 2024 arrijnë 3.9 miliardë dollarë, që është larg qëllimit nga më shumë se nëntë miliardë dollarë.

OBSH-ja ka paralajmëruar se mungesa e fondeve mund të çojë në një rigjallërim masiv dhe të pakontrolluar të sëmundjes.

Drejtori i programit global të malaries të OBSH-së, Daniel Ngamie Madandi, theksoi se mjetet e reja - trajtimet, diagnostikimet dhe vaksinat - "ofrojnë shpresë", por se ato duhet të jenë të arritshme për njerëzit në rrezik për të pasur një ndikim të vërtetë, me përfshirjen e qeverive dhe donatorëve ndërkombëtarë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан