• четврток, 25 декември 2025

Përleshje ndërmjet policisë dhe bujqëve në protestat në Bruksel

Përleshje ndërmjet policisë dhe bujqëve në protestat në Bruksel

Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Policia belge përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë bujqit e dhunshëm, të cilët në kuadër të protestave të sotme bujqësore në Bruksel me traktorë bllokuan sheshin "Luksemburg" para Parlamentin Evropian. 

Siç njoftuan nga mediat belge, deri te incidenti erdhi kur një pjesë e protestuesve filluan të hidhnin me gurë, fishekzjarre, objekte të tjera të forta, si dhe produkte bujqësore, të tilla si patate dhe panxhar, drej policëve dhe drejt ndërtesës së Parlamentit, me qëllim që të thyenin bllokadat e policisë. 

Policia kumtoi se në provokime të tilla policët iu përgjigjën duke përdorur topa uji, ndërsa pastaj duke hedhur dhe gaz lotsjellës.

Sipas paralajmërimeve të organizatorëve, në protestës e sotme pritet pjesëmarrja e rreth 10.000 fermerë nga 40 deri në 45 shoqata kombëtare bujqësore nga e gjithë Evropa, duke përfshirë bujq dhe nga Belgjika, Irlanda, Italia, Polonia, Sllovenia, Franca, Republika Çeke, Suedia dhe Spanja.

Bujqit kërkojnë buxhet më të madh bujqësor, masa më të forta mbrojtëse tregtare për bujqësinë dhe më pak kufizime në prodhimin bujqësor. 

Federata Evropiane e bujqëve, e cila është ndër organizatorët e protestave, kumtoi se vendosi për këtë veprim sepse "pak ka ndryshuar në favor të bujqëve" që nga seria e mëparshme e demonstratave që u organizuan gjatë një periudhe disamujore deri në mesin e vitit të kaluar.

 "Jemi këtu me mesazh të qartë. Evropa po i jep çelësin bujqësisë evropiane", deklaroi kryetari i Lidhjes flamane të bujqëve (BB), Lode Sejsens, për televizionin belg VRT. rq/

Foto: Printskrin VRT

Остани поврзан