• петок, 05 декември 2025

Oxhalan apelon për një proces të qëndrueshëm të tranzicionit dhe përfshirjen e kurdëve në sistemin juridik të Turqisë

Oxhalan apelon për një proces të qëndrueshëm të tranzicionit dhe përfshirjen e kurdëve në sistemin juridik të Turqisë

Ankara, 4 nëntor 2025 (MIA) - Lideri i Partisë Punëtore Kurde (PPK) Abdulla Oxhalan, i cili ndodhet në burg, bëri thirrje për një proces të qëndrueshëm të tranzicionit dhe përfshirjen e kurdëve në sistemin juridik të Turqisë. 

Delegacioni i Partisë për barazi dhe demokraci të popujve (DEM) ka pasur një takim tre orësh me Oxhalan, i cili përmes një apeli me shkrim, theksoi se "faktori kurd, në të gjitha dimensionet e tij, duhet të përfshihet në sistemin juridik të Republikës së Turqisë dhe për këtë duhet të vendoset një proces i qëndrueshëm tranzicioni". 

"Integrimi demokratik në pragun e të cilit ndodhemi sot, është njëkohësisht lokal dhe universal. Për të ecur drejt një zhvillimi pozitiv, është me rëndësi vitale që secili të veprojë me ndjeshmëri, seriozitet dhe ndjenjë përgjegjësie në këtë proces", theksoi Oxhalan.

Turqia dhe PPK-ja në tetor të vitit 2024 kanë filluar bisedime indirekte, ndërsa më 1 mars Partia Punëtore Kurde njoftoi armpushim, ndërsa në maj PPK-ja u shpërbë. 

Oxhalan është dënuar me 26 vite burg, ndërsa dënimin po e vuan në ishullin Imrali në afërsi të Stambollit. PPK-ja filloi luftën e saj në vitin 1984 me qëllim krijimin e një atdheu etnik për kurdët.

Sipas presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, në luftë kanë humbur jetën 50.000 persona, përfshirë 2.000 ushtarë. Gjithashtu, kjo kushtoi ekonomisë turke miliarda dollarë. Si pjesë e procesit të pajtimit midis luftëtarëve të PPK-së dhe Turqisë, autoritetet turke krijuan gjithashtu një komitet të veçantë parlamentar për ndjekjen e procesit të çarmatimit të PPK-së. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан