• четврток, 25 декември 2025

Orban: Çështja e huasë për reperacione është e mbyllur, e gjithë ideja është budallallëk

Orban: Çështja e huasë për reperacione është e mbyllur, e gjithë ideja është budallallëk

Bruksel, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Mendoj se çështja e huasë për reparacione është e mbyllur, pasi nuk ka mbështetje të mjaftueshme mes vendeve anëtare të Unionit për një propozim të tillë, deklaroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel. 

"E gjithë ideja është budallallëk. Ekzistojnë dy vende të cilat janë në luftë. Këto nuk janë Bashkimi Evropian, por Rusia dhe Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të donte t’i merrte paratë njërës nga palët ndërluftuese, ndërsa më pas t'ia jepë tjetrës", tha Orban. 

Ai shtoi se kryeministri belg Bart de Veber është plotësisht në të drejtë që i kundërvihet një plani të tillë dhe BE-ja nuk duhet të pranojë atë propozim. 

Orbani vlerësoi se nëse këto mjete i jepen Ukrainës, kjo do të nënkuptojë luftë, ndërsa ai nuk do të donte ta shihte Bashkimin Evropian në luftë.

"Dëshirojë vetë paqe. Prandaj mendoj se duhet një herë të ndërmarrim disa hapa drejt paqes, e jo drejt luftës", shtoi Orban. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан