Orban: E vetmja që me të vërtetë dëshiron paqe është SHBA-ja
- Kryeministri hungarez, Viktor Orban në intervistën e rregullt për radion "Koshut" paralajmëroi për rrezik të shtuar që Evropa të tërhiqet në një konflikt më të gjerë të armatosur, duke tërheequr paralele me oeriudhën para Luftës së Parë Botërore.
Budapest, 3 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban në intervistën e rregullt për radion "Koshut" paralajmëroi për rrezik të shtuar që Evropa të tërhiqet në një konflikt më të gjerë të armatosur, duke tërheequr paralele me oeriudhën para Luftës së Parë Botërore.
"As atëherë askush nuk dëshironte luftë të madhe, por kontinenti megjithatë ishte tërhequr në të. Rreziku i njejtë ekziston edhe sot", tha ai, duke shtuar se Hungaria duhet fuqishëm të caktohet për paqe.
Orban vlerësoi se liderët evropianë në mënyrë të hapur komplotojnë konflikt me Rusinë, por se situata megjithatë është më e mirë se vitin e kaluar, sepse SHBA-ja - përmes presidentit të vet - tani mbështetë armëpushim.
"Sot vetëm një fuqi e madhe dëshiron paqe - SHBA-ja", deklaroi Orban.
Kryeministri theksoi se Hungaria duhet t'i mbështetë përpjekjet e kryesuara nga Uashingtoni dhe shfaqi pritje se së shpejti shumica e vendeve evropiane do të zgjedhin qeveri të orientuara drejt paqes. "Nëse Evropa me të vërtetë dëshiron paqe, duhet ta mbështetë presidentin amerikan", shtoi ai.
Orban tha se Qeveria hungareze po përgatitet për takim të ardhshëm me liderin amerikan më 7 nëntor, të cilin e përshkroi si "ditë hungareze në Uashington", kushtuar kontrollit të plotë të marrëdhënieve bilaterale dhe përgatitjes së një marrëveshjeje të re për bashkëpunim ekonomik.
Duke folur për financimin e Ukrainës, Orban deklaroi: "Kush e mbështetë Ukrainën, e mbështetë luftën". Ai vlerësoi se Brukseli nuk ka mjete të veta, por disponon vetëm me para nga vendet-anëtare, kështu që çdo financim shtesë i Ukrainës do të thotë rritje e tatimeve apo detyrim.
Orban përkujtoi se strategjia ekonomike pas vitit 2010 solli rezultate reale. "Atë që e propozojnë ekonomistët nga Tisa tashmë ishte provuar - dhe dështoi", tha ai.
Ai paralajmëroi rritje prej 15 për qind të rrogave në sektorin social dhe konfirmoi se vendosja e pensionit të 14-të është qëllim prioritar. "Nuk duhet të ndryshojë sistemi pensional - duhet vetëm të rriten pensionet", deklaroi orban duke përkujtuar vendosjen e sërishme të pensionit të 13-të që ishte hequr më parë. ab/
foto:arkivi