Orban: Derisa Trampi është president, nuk do të ketë sanksione ndaj Hungarisë
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi sot se sanksionet e SHBA-së mbi gazin dhe naftën ruse nuk do t'i vendosen Hungarisë për sa kohë që ai është kryeministër i vendit dhe Donald Tramp është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Budapest, 10 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi sot se sanksionet e SHBA-së mbi gazin dhe naftën ruse nuk do t'i vendosen Hungarisë për sa kohë që ai është kryeministër i vendit dhe Donald Tramp është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ai tha se me Trampin "ka shtrënguar duart" lidhur me përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet e naftës amerikane për një periudhë të pacaktuar dhe theksoi se nuk është ekzagjerim të thuhet se sapo kanë përfunduar "negociatat më të rëndësishme të vitit deri më tani", transmeton MTI.
Orbani shtoi se investimi për Hungarinë nuk mund të ishte më i madh, sepse nëse do të hynin në fuqi sanksionet e SHBA-së mbi burimet ruse të energjisë, kostot e shërbimeve komunale do të dyfishoheshin ose trefishoheshin, ndërsa çmimi i benzinës do të rritej me 2.5 euro për litër deri në Krishtlindje.
"Një katastrofë e vërtetë. Ne arritëm ta parandalonim këtë rrezik. Ashtuqë familjet hungareze të mund të kenë Krishtlindjet që duan”, tha Orbani.
Foto: Orban në Fejsbuk