Orban: Budapesti është i gatshëm të jetë nikoqir i negociatave paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës
- Qëndrimi i Hungarisë ndaj konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë është i qartë, dhe kur do të mbahet Samiti për paqe në Budapest, do të bëjmë gjithçka që të jetë i suksesshëm, deklaroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban pas takimit me presdientin rus, Vlladimir Putin.
Moskë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Qëndrimi i Hungarisë ndaj konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë është i qartë, dhe kur do të mbahet Samiti për paqe në Budapest, do të bëjmë gjithçka që të jetë i suksesshëm, deklaroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban pas takimit me presdientin rus, Vlladimir Putin.
"Si fqinj të konfliktit, e shohim ndikimin e tij çdo ditë, ndaj familjeve dhe ndaj ekonomisë sonë. Qëndrimi i Hungarisë është i qartë. Dëshirojmë paqe dhe jemi të gatshëm të jemi nikoqir i bisedimeve që mund të çojnë drejt realizimit. Kur të mbahet Samiti për paqe në Budapest, do të bëjmë gjithçka për ta siguruar suksesin e tij. hingaria çdoherë do të punojë për paqe", shkroi orban në profilin e tij në X.
Kryeministri hungarez sot në Moskë u takua me presidentin rus, Vlladimir Putin, i cili tha se presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka propozuar mbajtjen e bisedimeve mes Rusisë dhe SHBA-së në Hungari, kumtuan mediumet ruse.
"Ai menjëherë tha: "kemi marrëdhënie të mira me Hungarinë - ju keni marrëdhënie të mira me Viktorin, ndërkaq edhe unë i kam - ja, e propozoj këtë mundësi". Gjithsesi, me kënaqësi do të dakordoheshim", tha presidenti rus.
Putin theksoi se me kënaqësi do të mbajë takim në budapest nëse palët dakordohen dhe shtoi se Moska është e vetëdijshme për qëndrimin e baraspeshuar të Hungarisë për Ukrainën.
Orban nga ana e tij, deklaroi se është i gatshëm të sigurojë plartformë për negociata. ab/
foto: МIА arkivi