• четврток, 25 декември 2025

Olta Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes dhe shefe e diplomacisë shqiptare, nën thjerrëz të SPAK-ut

Olta Xhaçka, ish-ministre e Mbrojtjes dhe shefe e diplomacisë shqiptare, nën thjerrëz të SPAK-ut

Tiranë, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe për Evropë dhe Punë të Jashtme, deputetja aktuale e Partisë socialiste, Olta Xhaçka, sot u paraqit në Prokurorinë speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

Pas largimit nga hapësirat e SPAK-ut, ku qëndroi disa orë, ajo refuzoi të japë deklaratë për mediumet e pranishme jashtë prokurorisë.

Xhaçka u thirr në SPAK për hetimin lidhur me dhënien në shfrytëzim të ish-bazës ushtarake Limion afër Sarandës.

"Hetimi filloi pas ankesës në SPAK nga ana e ish-zëvendës komandantit të forcave detare, Artur Meçollari, në vitin 2021, kundër vendimit të qeverisë, kur më 1 korrik 2020 vendosi se baza detare Limion, me sipërfaqe tëpërgjithshme prej mbi 265 mijë metrash katrorë, të jepet me qira për 20 vite me çmim simbolik prej 1 euro për metër katror", kumtoi Top Çanell.

Vendimi ishte sjellë në kohën kur Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes.

Sipas televizionit, baza detare në Sarandë do të mbetet e konfiskuar gjithnjëd erisa SPAK, nuk solli vendim për "hetim të inicuar lidhur me veprimet që pasojnë për dhënine me qira të pronës ushtarake personave privatë".

Gjithashtu, kundër Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Agaçi është parashtruar aktakuzë lidhur me privatizimin e tokës në qytetin detar të Himarës, ku duhej të ndërtohej qendër turistike, ndërkaq për të cilën morën status të investuesit strategjik nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Xhaçka (46) në mars të vitit 2017 u zgjidh ministre e ministrisë së atëhershme për mirëqenien sociale dhe rinisë, ndërsa pas disa muajve, në shtator, vitin e njejtë, ministre e Mbrojtjes. Në fund të dhjetorit 2020 u zgjodh ministre për Evropë dhe Punë të Jashtme.

U shkarkua në shtator të vitit 2023, me mini rikonstruim të qeverisë, ndërkaq pas zbardhjes së skandalit lidhur me bashkëshortin e saj. ab/

Fotо: Xhaçka FB

 

Остани поврзан