OKB paralajmëron: Konflikti në Siri ende nuk ka përfunduar
- – Konflikti në Siri ende nuk ka përfunduar edhe krahas rrëzimit nga pushteti të presidentit Bashar al Asad, paralajmëroi sot i dërguari i posaçëm i OKB-së për Siri, Gair Pedeshen, duke folur para Këshillit të Sigurisë së OKB-së.
Nju Jork, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Konflikti në Siri ende nuk ka përfunduar edhe krahas rrëzimit nga pushteti të presidentit Bashar al Asad, paralajmëroi sot i dërguari i posaçëm i OKB-së për Siri, Gair Pedeshen, duke folur para Këshillit të Sigurisë së OKB-së.
Pedershen foli për përleshjet e fundit në pjesën veriore të vendit, ku forcat prokurde dhe grupet proturke ishin në konfrontim të drejtpërdrejt.
“Gjatë dy javëve të fundit, para arritjes së armëpushimit pesëditor, ne ishim dëshmitarë të luftimeve intensive. Tani armëpushimi ka skaduar dhe po i ndjekim me shqetësim informacionet për një përshkallëzim të ri”, deklaroi Pedeshen. Sipas tij, përshkallëzimi i mëtejshëm mund të shkaktojë "pasoja katastrofike".
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të tregojnë "mbështetje të gjerë" për Sirinë, që do të përfshijë një heqje graduale të sanksioneve për të lejuar rindërtimin e vendit. Nevojat në Siri janë të mëdha dhe mund të adresohen vetëm me përpjekje të koordinuara ndërkombëtare, tha Pedeshen, duke shtuar se vonesa e mbështetjes vetëm sa do të përkeqësojë kushtet për popullin sirian.
Udhëheqësi i shërbimit të ndihmës së OKB-së, Tom Fleçer, informoi se kriza aktuale humanitare në Siri është një nga më të vështirat në botë. “ Mbi 17 milionë njerëz – më shumë se 70 për qind e popullsisë – kanë nevojë për ndihmë humanitare”, tha ai. Fleçer bëri thirrje për garanci se sanksionet dhe masat kundër terrorizmit nuk do të pengojnë aktivitetet humanitare.
Disa nga sanksionet, si dhe kufizimet e rrepta kundër grupit islamik Hajat Tahrir al-Sham (HTS), e bëjnë qasjen në ndihmë të vështirë. Megjithëse grupi është i sanksionuar si një ish krah i Al-Kaedës, autoritetet e reja në Siri përballen me sfidën për të dëshmuar se janë të afta të udhëheqin vendin në mënyrë paqësore, gjë që mund të shërbejë si bazë për negociatat për lehtësimin e sanksioneve.
Pedeshen, së bashku me Fleçer, u bëri thirrje vendeve që të shmangin përsëritjen e gabimeve të konflikteve të tjera, si rasti me Afganistanin. “Ne duhet të punojmë për të siguruar një tranzicion politik paqësor në Siri. Kjo përfshin mbrojtjen e popullatës civile, e cila ka vuajtur prej kohësh nga pasojat e konfliktit”, tha Pedeshen.
I dërguari i OKB-së dënoi gjithashtu përshkallëzimin e veprimeve ushtarake të Izraelit, duke përfshirë sulmet ndaj depove të armëve siriane. – Këto veprime jo vetëm që rrisin vuajtjet e civilëve sirianë, por kërcënojnë edhe procesin e paqes”, paralajmëroi ai.
Fleçer ju bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të përqendrohen në stabilizimin afatgjat dhe rikonstrumin e Sirisë. “Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të shpresojmë që paqe të qëndrueshme në rajon”, përfundoi ai. fc/
Fotografia: EPA