Ambasada e SHBA-së në Tiranë: U bëjmë thirrje palëve për një proces politik të barabartë për të gjithë, nuk ndryshojmë qëndrimin për Berishën
- Ambasada amerikane në Tiranë ka dërguar një mesazh për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen në Shqipëri më 11 maj të vitit të ardhshëm, duke apeluar për një proces të barabartë politik për të gjithë, duke bërë të qartë se “ nuk do të ndryshojnë qëndrimin ndaj Berishës të shpallur të padëshirueshëm në SHBA”.
Tiranë, 17 dhjetor2024 (MIA) - Ambasada amerikane në Tiranë ka dërguar një mesazh për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen në Shqipëri më 11 maj të vitit të ardhshëm, duke apeluar për një proces të barabartë politik për të gjithë, duke bërë të qartë se “ nuk do të ndryshojnë qëndrimin ndaj Berishës të shpallur të padëshirueshëm në SHBA”.
Ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA në Shqipëri, Nansi Van Horn, në mesazhin e publikuar sot thekson se një opozitë e shëndetshme është pjesë e rëndësishme e një demokracie të gjallë.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t'u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë". qëndron në publikimin.
Ai bën thirrje që të gjitha partitë të përfshihen në procesin zgjedhor, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara nuk angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”.
"U bëj thirrje të gjitha partive të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor dhe nuk e ndryshojmë qëndrimin për ta", shkruan Nensi Van Horn.
Kjo vijon pasi Berisha deklaroi në një takim me anëtarët e partisë se si kryeministër i ardhshëm do të sigurojë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.
Ish-kryeministri, ish-presidenti dhe lideri aktual i demokratëve të opozitës, Sali Berisha dhe familja e tij, u shpallën “non grata” nga SHBA-ja për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë më 19 maj 2021.
“Aktet korruptive të ish-presidentit dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha po minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë deklaroj publikisht se Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të angazhohemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar në atë kohë Sekretari shtetëro amerikan, Entoni Blinken në një mesazh në Tuiter.
Në korrik të të njëjtit vit, këtë e bëri edhe Britania e Madhe me të njëjtin arsyetim. ls/