NATO e ndërmorri nga SHBA-ja koordinimin me ndihmën ushtarake për Ukrainën
- - Aleanca e Atlantikut të Veriut e ndërmorri nga SHBA-ja koordinimin me ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën. Qëllimi i ndërmarrjes është mbrojtja e mekanizmit mbështetës nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, skeptik ndaj NATO-s, njoftuan disa nga mediat perëndimore.
Bruksel, 17 shtator 2024 (MIA) - Aleanca e Atlantikut të Veriut e ndërmorri nga SHBA-ja koordinimin me ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën. Qëllimi i ndërmarrjes është mbrojtja e mekanizmit mbështetës nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, skeptik ndaj NATO-s, njoftuan disa nga mediat perëndimore.
Tramp, i cili do ta ndërmerrë funksionin president në janar, deklaroi se dëshiron shpejtë të përfundojë luftën në Ukrainë, por nuk zbuloi detaje. Ai gjatë kohë ka kritikuar vëllimin e ndihmës financiare dhe ushtarake amerikane për Ukrainën.
SHBA-ja ndihmën për Ukrainën e koordinonte nga baza e forcave ajrore amerikane "Ramshtajn", ndërsa selia e misionti të ri të NATO-s në Ukrainë ndodhet në bazën amerikane "Klej baraks" në qytetin gjerman Vizbaden.
Misioni i ri i NATO-s në Ukranë do të numërojë rreth 700 persona, përfshirë edhe personelin ushtarak me seli në shtabin ushtarak të NATO-s në Belgjikë dhe qendra logjistike në Poloni dhe Rumani.
Ndërkohë, administrata e presidentit në largim Xho Bajden po përpiqet të dërgojë sa më shumë armë të jetë e mundur në Kiev për shkak të shqetësimit se Tramp mund të ulë furnizimet ushtarake për Ukrainën.
Në mandatin e tij të parë presidencial, Tramp u kërcënua se do të largohet nga Aleanca dhe kërkoi nga aleatët të ndajnë tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto për ushtrinë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s