• среда, 18 декември 2024

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shpalli Rusinë fajtore për shkeljen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shpalli Rusinë fajtore për shkeljen e të drejtave të njeriut në Gjeorgji

Strasburg, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) e shpalli Rusinë fajtore për shkeljen e të drejtave të personave të zhvendosur nga Abkazia, rajon separatist në Gjeorgji i mbështetur nga Moska. Këta persona ishin të detyruar që t’i lëshonin pronat e tyre, të cilat më vonë nuk mundën t’i kthenin. 

Parashtruesit e ankesës – katër gjeorgjianë dhe një rus – thonë se nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, të cilat i kishin lëshuar gatë dhunës pas shpalljes së pavarësisë së Abkazisë në vitin 1992.

Edhe krahas armëpushimit në vitin 1994, Gjykata konstatoi se personat e zhvendosur “ende nuk mund të kthehen në rajon”, gjë të cilën e vlerëson si “përzierje në të drejtën e pronësisë”. 

GJEDNJ mori vendim që qeveria ruse, e cila ka kontroll efektiv mbi Abkazi, nuk i ndërmori masat e nevojshme për mbrojtje të atyre të drejtave. Gjykata e detyroi Moskën të paguajë 35.000 euro çdonjërit nga katër gjeorgjianët që ishin ankuar, ndërsa parashtruesit rus i ndau 25.000 euro. 

Edhe pse Rusia më nuk është anëtare e Këshillit të Evropës nga viti 2022, ajo mbetet përgjegjëse për shkeljet e kryera para kësaj date. fc/

Fotografia: Arkivi

Остани поврзан