OHCHR: Milicia e RSF-së për tre ditë në prill ka vrarë mbi 1.000 civilë sudanez
- Milicia e Forcave për mbështetje të shpejtë (RSF), e cila tashmë 2,5 vjet lufton kundër trupave qeveritare në Sudan, në ofensivën treditëshe në prill të këtij viti ka vrarë më shumë se 1.000 civilë, tregon raporti i KB-së i publikuar mbrëmë, transmetoi DPA.
Gjenevë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Milicia e Forcave për mbështetje të shpejtë (RSF), e cila tashmë 2,5 vjet lufton kundër trupave qeveritare në Sudan, në ofensivën treditëshe në prill të këtij viti ka vrarë më shumë se 1.000 civilë, tregon raporti i KB-së i publikuar mbrëmë, transmetoi DPA.
Zyra për të drejtat e njeriut e KB-së (OHCHR) në raport citon se "ka dokumentuar vrasjen e të paktën 1.013 civilëve në konteskt të ofensivës së RSF-së ndaj kampit për personat e zhvendosur brenda vendit Zamzam", mes 11 dhe 13 prill.
OHSHR citon se më shumë se 400.000 banorë të kampit plotësisht janë zhvendosur gjatë ofensivës tre ditëshe, transmeton agjencia gjermane.
RSF në ofensivën në prill e ka sulmuar dhe shkatërruar kampin e refugjatëve Zamzam në afërsi të El Fasher. Në atë kohë, në këtë kamp më të madh refugjatësh në Darfurin Verior kanë qëndruar disa qindra mijëra persona.
RSF në prill të vitit 2024 filloi sulmet ndaj objektivave ushtarake dhe civile në Sudan pasi u kundërshtuan në integrimin në armatë. Lufta brutale për pushtet që u paraqit krijoi atë që KB e përshkruan si krizën më të madhe humanitare në botë.
Sipas shifrave të KB-së, luftërat zhvendosën rreth 12 milionë persona në vend, ndërsa çdo i dyti banor është i rrezikuar nga uria, transmeton DPA. sa/
foto: MIA arkivi