Nëntë persona u lënduan në një sulm me thikë në Tajpej
- Të paktën nëntë persona u lënduan në një sulm me thikë në Tajpej.
Tajpej, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën nëntë persona u lënduan në një sulm me thikë në Tajpej.
Përpara sulmit, i dyshuari hodhi bomba tymi në një stacion metroje në afërsi të stacionin hekurudhor kryesor të qytetit. Në videot e mediave lokale treguan të dyshuarin duke zbritur në stacionin tjetër të metrosë dhe duke hedhur më shumë bomba tymi në rrugë përpara se të nxirrte një thikë dhe të godiste kalimtarët.
Kryeministri tajvanez Ço Çung-te nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Tajvanit publikoi se i dyshuari ra ose kërceu nga një kat i lartë i një qendre tregtare. Ekipi policor thirri ndihmën e shpejtë, e cila e dërgoi në spital. rq/
Foto: X