• недела, 11 јануари 2026

Në VK Niki (VK Mexhitli) ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese

Në VK Niki (VK Mexhitli) ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese

Shkup, 9 janar 2026 (MIA) - Në VK Niki (VK Mexhitli) ka ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese, e cila do të zgjat deri nesër në ora 10:00. Komunikacioni për automjetet e tjera do të zhvillohet normalisht, kumtoi LAMM-ja.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Nga data 15.11.2025 filloi obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjat deri më 15.03.2026.

Aksi rrugor Ohër - Resnjë përmes parkut nacional Galiçicë nga data 21.11.2025 e deri më 31.03.2026 mbyllet për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан