Në tetor, rritje vjetore e normës së interesit për depozitat dhe rënie tek kreditë
- Norma mesatare e interesit për depozitat totale në tetor ishte 2,20 për qind dhe shënon rritje vjetore prej 0,13 pikë për qindjeje, ndërsa norma mesatare e interesit për kreditë ishte 4,82 për qind dhe shënon rënie vjetore prej 0,56 pikë përqindjeje.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Norma mesatare e interesit për depozitat totale në tetor ishte 2,20 për qind dhe shënon rritje vjetore prej 0,13 pikë për qindjeje, ndërsa norma mesatare e interesit për kreditë ishte 4,82 për qind dhe shënon rënie vjetore prej 0,56 pikë përqindjeje.
Norma e interesit për kreditë totale për amvisëritë është 5,21 për qind dhe është ulur për 0,03 pikë përqindjeje në nivel mujor, ndërsa tek sektori korporativ shënon rënie mujore prej 0,03 pikë përqindjeje dhe arrin në 4,43 për qind.
Tek depozitat, norma mesatare e interesit në sektorin korporativ shënon rritje mujore prej 0,01 pikë përqindjeje dhe arrin në 2,61 për qind, ndërsa tek amvisëritë norma e interesit mbetet e pandryshuar në bazë mujore dhe është 2,14 për qind. qa/
Foto: Banka Popullore