• петок, 05 декември 2025

Në Tajvan janë evakuuar mbi 8.000 njerëz për shkak të stuhisë tropiake Fung-vong

Në Tajvan janë evakuuar mbi 8.000 njerëz për shkak të stuhisë tropiake Fung-vong

Tajpei, 12 nëntor 2025 (MIA) - Më shumë se 8.300 njerëz janë evakuuar nga zonat bregdetare dhe malore të Tajvanit për shkak të stuhisë tropiake Fung-vong.

Fung-vong kishte fuqi të supertajfunit kur më 9 nëntor i goditi Filipinet, duke shkaktuar vërshime, rrëshqitje dheu, ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka shkaktuar vdekjen e 27 personave.

Fung-vong tani është me fuqi të stuhisë tropiake dhe pritet që era ta humbë shpejtësinë dhe fuqinë duke iu afruar Tajvanit.

Në pjesët qendrore dhe jugore të Tajvanit janë mbyllur shkollat dhe institucionet. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан