• четврток, 25 декември 2025

Në Shqipëri nga janari paga minimale do të arrijë 510 euro

Në Shqipëri nga janari paga minimale do të arrijë 510 euro

Tiranë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Qeveria shqiptare ka marrë një vendim me të cilin duke filluar nga janari, paga minimale do të rritet në 50.000 lekë, rreth 510 euro ose 100 euro më shumë se ajo e deritanishme, e cila ishte më e ulëta në rajon.

"Me këtë vendim do të përfitojnë rreth 307.850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe ka për qëllim mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, fuqizimin e kapitalit njerëzor, përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare", publikoi Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacioneve. 

Sipas saj, rritja e pagës minimale pritet të ketë një ndikim pozitiv në uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe në përforcimin e respektimit të kontratave ligjore dhe të drejtave të punonjësve.

Duke njoftuar këtë rritje, kryeministri Edi Rama, tha se kjo do të jetë rritja e parë, por jo e vetmja në mandatin e kësaj qeverie, kur paga minimale do të arrijë deri në 700 euro.

Остани поврзан