• петок, 05 декември 2025

Kanë humbur jetën 12 persona në shpërthimin para gjykatës në Islamabad

Kanë humbur jetën 12 persona në shpërthimin para gjykatës në Islamabad

Islamabad, 11 nëntor 2025 (MIA) - Një vetvrasës me bomba në mëngjes vrau të paktën 12 persona para një gjykate në kryeqytetin pakistanez Islamabad, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Mosin Nakvi.

Disa persona tjerë janë plagosur, ndërsa disa janë në gjendje kritike, deklaroi një burim nga spitali.

"Vetvrasësi me bomba në fillim ka tentuar të hyjë në ndërtesë, ndërsa mjetin shpërthyes e ka aktivizuar para gjykatës, në afërsi të automjetit policor, pasi ka pritur aty rreth 10 deri 15 minuta. E hetojmë këtë incident nga më shumë kënde. Kjo nuk është vetëm një sulm me bomba. Ka ndodhur në qendër të Islamabadit", tha Nakvi në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të hyrjes në Gjykatën e Qarkut në Islamabad, që zakonisht është plotë me palë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан