• петок, 05 декември 2025

Në Shkup u mbajt ngjarje me rastin e Ditës botërore të kafesë turke

Në Shkup u mbajt ngjarje me rastin e Ditës botërore të kafesë turke

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Në Shkup sot u mbajt ngjarje me rastin e 5 dhjetorit, Ditës botërore të kafesë turke, njofton agjencia "Anadolia".

Ish presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov dhe bashkëshortja e tij, Maja Ivanova, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të mediumeve lokale dhe mysafirë kanë marrë pjesë në ngjarjen që u mbajt në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Ambasadori Fatih Ullusoj u dha informata mysafirëve për kafenë turke dhe u falënderua për praninë.

Çdo vit në Turqi dhe shumë vende tjera në botë mbahen ngjarje për kafenë turke, e cila u përfshi në Listën e trashëgimisë jomateriale kulturore të UNESKO-s në vitin 2013. bsh/

Foto: Anadolia

Остани поврзан