Në SHBA është ekzekutuar edhe një dënim me vdekje
- – Në një burg në shtetin federal amerikan Karolina e Jugut është qëlluar 44-vjeçari Stiven Brajant, i dënuar për vrasje të tre burrave në vitin 2004.
Uashington, 15 nëntor 2025 (MIA) – Në një burg në shtetin federal amerikan Karolina e Jugut është qëlluar 44-vjeçari Stiven Brajant, i dënuar për vrasje të tre burrave në vitin 2004.
Brajant ka vrarë tre burra për pesë ditë. Në vendin e krimit, ai ka lënë porosi të shkruar me gjakun e viktimës së tij të fundit: “Më kap nëse mundesh”.
Ai ishte ekzekutimi i 43-të në SHBA këtë vit, që është numri më i madh që nga viti 2012. Edhe tre janë planifikuar para fundit të vitit.
Në SHBA ekzekutimet shumë shpesh kryhen me injeksion vdekjeprurës. Këtë vit 35 të dënuar janë ekzekutuar me injeksion, pesë persona me inhalim me azot, ndërsa tre ishin qëlluar në Karolinën e Jugut, për herë të parë që nga viti 2010.
Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet amerikane. Përderisa në Kaliforni, Oregon dhe Pensilvani respektohet moratoriumi i ekzekutimeve me vendim të guvernatorit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s