• четврток, 25 декември 2025

Në një sulm izraelit ndaj një shkolle në Rripin e Gazës janë vrarë pesë palestinezë

Në një sulm izraelit ndaj një shkolle në Rripin e Gazës janë vrarë pesë palestinezë

Gazë, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Pesë palestinezë janë vrarë gjatë sulmit izraelit ndaj një shkolle në lagjen Al Tufa, në lindje të qytetit të Gazës, ku janë strehuar persona të zhvendosur.

Midis të vdekurve ka edhe fëmijë. Gjatë sulmi janë plagosur edhe disa persona të cilët janë hospitalizuar. 

Ushtria izraelite kumtoi se disa të dyshuar u identifikuan jashtë vijës së shënuar të armëpushimit dhe se hapën zjarr ndaj tyre.

Hamasi e përshkroi sulmin si një "krim brutal" dhe një tjetër shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gazë, 400 palestinezë janë vrarë që kur marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi. ls/

Foto: DPA

 

 

Остани поврзан