• среда, 14 јануари 2026

Deficiti rekord i buxhetit të SHBA-së për dhjetorin

Deficiti rekord i buxhetit të SHBA-së për dhjetorin

Uashington, 14 janar 2026 (MIA) - Deficiti buxhetor i qeverisë federale të SHBA-së në dhjetor të vitit të kaluar aririti shumë rekorde prej 145 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat më të reja të Ministrisë amerikane të financave.

Kjo paraqet rritje prej 67 për qind, përkatësisht 58 miliardë dollarë më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak. Siaps raportit, ky trend negativ i detyrohet shpenzimeve të pazakonta të larta të shkaktuara nga ndryshimet në pagesën e ndihmës sociale dhe terminet për pagesën e tatimeve.

Edhe krahas rekordit të dhjetorit, deficiti i përgjithshëm buxhetor për kuartalin e parë të vitit fiskal 2026 (i cili filloi më 1 tetor të vitit 2025) shënon rënie prej 15 për qind në nivel vjetor. Në katër muajt e parë të vitit fiskal deficiti është ulur për 109 miliardë dollarë dhe arrin gjithsej 602 miliardë dollarë. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан