• среда, 14 јануари 2026

BE-ja planifikon të emërojë përfaqësues të posaçëm për marrëdhënie me Rusinë

BE-ja planifikon të emërojë përfaqësues të posaçëm për marrëdhënie me Rusinë

Bruksel, 14 janar 2026 (MIA) - Qeveritë evropiane e përforcojnë presionin ndaj Bashkimit Evropian të emërojë përfaqësues të posaçëm për marrëdhënie me Rusinë, i cili do t'i përfaqësonte interesat e BE-së në negociata të mundshme paqësore për konfliktin ruso-ukrainas.

Sipas "Politiko", nisma ka për qëllim ta parandalojë SHBA-së të arrijë marrëveshje me Moskën, pa pjesëmarrje dhe ndikim të Brukselit.

Sipas diplomatit anonim, propozimi është mbështetur nga Komisioni evropian, si dhe nga disa vende anëtare të BE-së, mes të cilave Franca dhe Italia. Presidenti francez, Emanuel Makron dhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni publikisht kërkuan hapje të kanaleve diploamtike me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Por në Bruksel nuk ka konsensus se cilat kompetenca dhe autorizime do t'i kishte negociuesi i ardhshëm, nëse ai do të veprojë vetëm në emër të BE-së apo do t'i përfaqësojë edhe qëndrimet e Koalicionit të të prëgatiturve. Gjithashtu, nuk dihet nëse negociuesi do të ishte ndonjë politikan aktual apo ndonjë person të cilit i ka përfunduar karriera politike.

Mes kandidatëve potencial është presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, ndërkaq për Romën kandidat i mirë është ish-kryeminsitri italian dhe idh-drejtor i Bankës qendrore evropiane, Mario Dragi.

Ideja për emërim të të dërguarit të posaçëm për Ukrainën për herë të parë u shqyrtua seripzisht në Samitin e BE-së në mars 2025.

Rusia pohon se BE-ja i ka ndërprerë kontaktet me Moskën. Putini muajin e kalaur dekalroi se BE-ja e pengon nismën paqësore të presidentit amerikan, Donald Tramp. ab/

fotо: МIА arkivi

Остани поврзан