• среда, 14 јануари 2026

Sholc: Putini paraprakisht e ka planifikuar luftën kundër Ukrainës

Sholc: Putini paraprakisht e ka planifikuar luftën kundër Ukrainës

Berlin, 14 janar 2025 (MIA) - Ish-kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin vendimin për të sulmuar Ukrainën e ka marrë të paktën dy vite para 24 shkurtit të vitit 2022.

"Sot jam shumë i bindur se Putini e ka planifikuar sulmin e tij paraprakisht dhe pothuajse nuk ka mundur ta zbrapsë këtë", theksoi Sholc.

Ai shtoi se Putini ka mund t'i realizojë kërkesat serioze, siç është refuzimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO ose sistemimi i raketave me rreze të mëdha veprimi në territorin ukrainas, pa përleshje të armatosur.

"E gjithë kjo ka mund të arrihet pa luftë edhe në fund ukrainasit do të dakordoheshin si të gjithë ne. Kjo do të thotë se ai ka dashur luftë", theksoi Sholc. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан