• четврток, 25 декември 2025

Në Los Anxhelos shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve

Në Los Anxhelos shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve

Uashington, 25 dhjetor 2025 (MIA) – Administrata e shtetit amerikan të Kalifornisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Los Anxhelos dhe disa qarqe në pjesën jugore të shtetit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje.

Në pjesën jugore të Kalifornisë është shpallu niveli më i lartë i gatishmërisë për evakuimin e popullsisë.

Në tre qytete në Qarkun e Los Anxhelosit u dha paralajmërim për tornado, por më vonë u hoq.
Autoritetet paralajmëruan shoferët të shmangin rrugët kryesore për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Sipas meteorologëve, gjatë fundjavës priten edhe reshje të borës.

foto: X

Остани поврзан