• недела, 11 јануари 2026

Në Kodër të Diellit 31 centimetra borë, më së shumti shi në Krushevë, Ohër dhe Pretor

Në Kodër të Diellit 31 centimetra borë, më së shumti shi në Krushevë, Ohër dhe Pretor

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) – Temperaturë më e ulët sot në mëngjes në orën 7 është matur në Kodër të Diellit, -4 gradë, ku ka edhe shtresë të borës prej 31 centimetra. 

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Krushevë, 55 litra në metër katrorë, pas çka vijojnë me 52 Ohri, 48 Pretori, 39 Hanet e Mavrovës, 35 Pozharani, 34 Kriva Pallanka, 32 Manastiri, 31 Tetova, 24 Prilepi, Topollçani, 23 Kodra e Diellit, 19 Berova, 16 Shtipi, Vinica, Strumica, 15 Velesi, 14 Shkupi – Zajçev Rid, 13 Gjurishta, 12 Shkupi – Petrovec, Pozhari – Radovishi, 8 Kavadarci, 6 Demir Kapia, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). 

Në Kumanovë janë matur -3 gradë, në Shkup-Petrovec, Shkup- Zajçev Rid dhe Hanet e Mavrovës, -1, Kriva Pallankë, Shtip, Veles dhe Krushevë, 0, Tetovë, Ohër dhe Vinicë 1, Pretor dhe Kavadarci, 2, Demir Kapi, 3, Prilep dhe Berovë, 4, Manastir dhe Strumicë, 5, Gjevgjeli, 7. 

Shtresë bore prej dy centimetra ka në Kriva Pallankë. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor mbi 60 kilometra në orë. 

Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 1 deri 8 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme  të borës. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан