• петок, 05 декември 2025

Në Gjeorgji është arrestuar lideri i partisë opozitare qytetare për shkaktim të zjarrit në Gjykatën e qytetit në Tbilisi

Në Gjeorgji është arrestuar lideri i partisë opozitare qytetare për shkaktim të zjarrit në Gjykatën e qytetit në Tbilisi

Tbilisi, 29 nëntor 2025 (MIA) - Lideri i Partisë opozitare qytetare, Aleksandar Elisashvili, sot është arrestuar nën dyshimin për tentim për djegie të ndërtesës së Gjykatës së qytetit në Tbilisi, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në kumtesën e Miinistrisë së Fejsbuk thuhet se Elisashvili herët në mëngjes me çekiç e ka thyer dritaren e ndërtesës së gjykatës, më pas ka hyrë në njërën prej zyrave të gjykatës në Tbilisi dhe ka derdhur benzinë rreth saj.

Ai është arrestuar "në vendin e ngjarjes nga ana e policisë së gjykatës, të cilët Elisashvili i ka kundërshtuar, duke përdorur armën e zjarrit që e kishte dhe ka filluar dhunë fizike, thoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Njëri nga policët është lënduar dhe dërguar në spital, ndërsa vetë Elisashvili është lënduar gjatë arrestimit. Arma e tij është konfiskuar nga policia si dëshmi materiale.

Elisashvili (47) është themelues i Partisë qytetare, e cila është pjesë e koalicionit "Gjeorgjia e fuqishme - Lelo", një prej tre partive kryesore opozitare në Gjeorgji. Ato po përballen me kërcënimin për ndalesë nga partia në pushtet - Ëndrra gjeorgjiane, e cila deklaroi se së shpejti çështjen do ta dërgojë në Gjykatën kushtetuese, vërejnë mediumet amerikane.

Elisashvili u arrestua një ditë pas protestës që u mbajt në Tbilisi me rastin e një viti nga tubimet kundër vendimit të qeverisë për t'i suspenduar negociatat për anëtarësim në BE.

Partia "Ëndrra gjeorgjiane" tentoi ta kufizojë lëvizjen me ashpërsim të rregullave për tubime publike, si dhe me sjellje të disa ligjeve drejt grupeve për të drejta të njeriut, organizatave joqeveritare dhe mediumeve të pavarura. ab/

Foto: Uikipedia

Остани поврзан