Në Francë pesë persona janë lënduar pasi që qëllimisht u goditën nga një automjet
- Së paku pesë persona janë lënduar pasi që një shofer qëllimisht i shkeli disa këmbësorë dhe çiklistë në ishullin francez Oleron.
Paris, 5 nëntor 2025 (MIA) - Së paku pesë persona janë lënduar pasi që një shofer qëllimisht i shkeli disa këmbësorë dhe çiklistë në ishullin francez Oleron.
Sulmuesi është arrestuar pasi që ka tentuar ta djegë automobilin e vet në të cilin janë gjetur bombola gazi. Ai gjatë arrestimit ka thërritur "Allah akbar".
Sipas autoriteteve lokale, sulmuesi 30 vjeçar është shtetas francez dhe është i njohur për konflikte të shumta, posaçërisht pas konsumimit të rregullt të drogës dhe alkoolit. Ai nuk ndodhet nër egjistrin e personave nën mbikëqyrje për shkak të rrezikut nga radikalizimi terrorist.
Është hapur hetim për incidentin. ab/
Fotо: ЕPА