Në ditën e sotme
- 14 nëntor 2025 (MIA)
14 nëntor 2025 (MIA)
- Dita botërore e diabetit
1533. - Forcat spanjolle, nën komandën e Fransisco Pizanos, pushtojnë kryeqytetin e Inkasve, të quajtur Kuzko.
1647. - Shpërtheu kryengritja kundër pushtuesve osmanë si përpjekje për t'u lidhur me Venedikun.
1770. - Eksploratori skocez Xhejms Brrus zbulon burimin e Nilit Blu në liqenin Tana, në veriperëndim të Etiopisë.
1840. - Lindi Klod Mone', artist francez dhe një nga krijuesit e impresionizmit.
1863. - Lindi Leo Bakeland, kimist me origjinë belge, i cili themeloi industrinë plastike me zbulimin e tij të bakelitit.
1889. - Gazetarja amerikane Neli Blaj la Nju Jorkun në përpjekjen e saj për të thyer rekordin fiktiv të Files Fog në "Rreth botës për 80 ditë". Ajo bëri këtë udhëtim në 72 ditë, 6 orë, 11 minuta dhe 14 sekonda.
1908. - Filloi punimet në Manastir Kongresi i Manastirit. Pjesëmarres ishin Shahin Kolonja, Sotir Peçi, Ndre Mjeda, Mithat Frashëri, Gjergj Fishta e të tjerë atdhetarë shqiptarë. Kongresi 9 ditor vendosi që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me 10 shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Kongresi i Manastirit i dha Shqipërisë dhe shqiptarëve alfabetin që përdorim edhe sot.
1910. - Kapiteni Juxhin Ilaj, me aeroplanin Kertis kryen fluturimin e parë duke u nisur nga një anije. Ai u ngrit nga kryqëzori Birmingam i ankoruar në Hempton Rods të Virxhinias.
1918. - Tomas Nasharik zgjidhet president i parë i Çekosllovakisë.
1940. - Qyteti anglez i Konventit bombardohet nga aeroplanet gjermanë gjatë një sulmi që shkaktoi mbi 100 të vdekur. Ndër të tjera, shkatërrohet edhe katedralja mesjetare e qytetit.
1963. - Një ishull i ri, i quajtur Sertsi, u krijua jashtë brigjeve të Islandës si pasojë e aktivizimit të një vullkani nënujor.
1979. - Mbas rrethimit të ambasadës së SHBA-së në Teheran, presidenti amerikan Xhimi Karter "ngrin" asetet e qeverisë iraniane të mbajtura në bankat amerikane.
1979. - Një tërmet i shkallës 5.6 Rihter godet një sërë fshatrash në provincën Korusan në lindje të Italisë dhe shkaktoi vdekjen e 385 personave.
1991. - Mbas 13 vjet mërgimi, presidenti Norodom Sihanouk i Kamboxhias bën një kthim triumfal në vendin e tij.
1993. - Guvernatori, pro-pushtetit të pavarur i Porto Rikos, Pedro Rosejo pranoi një humbje të ngushtë gjatë plebeshitit të ishullit për t'u bërë ose jo shteti i 51-të i SHBA.
1994. - Udhëtarët e parë me pagesë kalojnë në hekurudhën e re të Tunelit të Kanlit, i cili lidh Francën dhe Anglinë.
1997. - Në ceremoninë e dhimbshme mortore që u organizua në Vlorë, u varrosën 42 nga 52 viktimat e tragjedisë së Kanalit të Otrantos.
1999. - Hyjnë në fuqi sanksionet e OKB-së ndaj Afganistanit. Kjo për arsye të dështimit të Kabulit për të dorëzuar disidentin saudit Osama Bin Laden, i cili u akuzua nga Uashingtoni se kishte organizuar shpërthimet e bombave në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani.
2002. - Vdiq në moshën 77 vjeçare heroi uruguajan Juan Skiafino, organizatori i skuadrës së Uruguajit, që arriti fitoren befasuese në kupën e botës 1950, ndaj skuadrës së vendit organizator, Brazilit. Uruguaj fitonte në Brazil kupën e dytë të botës, 20 vjet pas lindjes së këtij kompeticioni botëror.
2006. - Kuvendi i Afrikës Jugore i legalizoi martesat homoseksuale.