Në Cyrih do të tërhiqen dyshet për plejofin e KB 2026
- Në selinë e Asociacionit botëror të futbollit (FIFA) sot do të tërhiqen dyshet për plejofin për plasman në Botërorin 2026.
Cyrih, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në selinë e Asociacionit botëror të futbollit (FIFA) sot do të tërhiqen dyshet për plejofin për plasman në Botërorin 2026.
Në vazon e katërt për barazhet evropiane ndodhet edhe reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me Suedinë, Rumaninë dhe Irlandën Veriore.
Këto seleksione në gjysmëfinale do të marrin rival nga Vazoja 1, në të cilën janë të vendosur Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina.
Katër dyshet e tjera do të formohen nga Vazoja e dytë (Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia) dhe e treta (Irlanda, Shqipëria, Bosnja e hercegovina dhe Kosova).
Do të luhen dy raunde: gjysmëfinalja (26 mars 2026) dhe finalja (31 mars 2026). katër fituesit do të plasohen në Kampionatin botëror të vitit 2026.
Shorti në Cxrih do të fillojë në irën 13:00. ab/
Foto: ЕPА