• сабота, 22 февруари 2025

Në Bruksel takim Murtezani - Mati Masikas, thellohet bashkëpunimi me BE-në në procesin e integrimit

Në Bruksel takim Murtezani - Mati Masikas, thellohet bashkëpunimi me BE-në në procesin e integrimit

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, sot në Bruksel pati takim edhe me Mati Masikas, drejtor ekzekutiv për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS). 

Siç bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane, në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështetja e vazhdueshme e BE-së për procesin reformues dhe integrimin e vendit. 

 

"Të dyja palët diskutuan sfidat aktuale në rajon dhe më gjerë, përforcimin e bashkëpunimit institucional dhe zbatimin e agjendës evropiane", theksohet në kumtesë. 

Ministri Murtezani theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt reformave dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar se vendi mbetet partner konstruktiv në procesin e aderimit. 

 

Drejtori ekzekutiv Masikas konfirmoi mbështetjen e EEAS për Maqedoninë e Veriut dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat kyçe të lidhura me integrimin evropian. 

 Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

Остани поврзан