Në Beograd do të mbahet konferenca "Western Balkans 2030"
- – Në Beograd sot do të mbahet konferenca Western Balkans 2030, e organizuar nga revista "The Region", publikim afarist rajonal udhëheqës, me mbështetje të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS).
Beograd, 12 nëntor 2025 (MIA) – Në Beograd sot do të mbahet konferenca Western Balkans 2030, e organizuar nga revista "The Region", publikim afarist rajonal udhëheqës, me mbështetje të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS).
Programi i këtij viti do të përfshijë panele kushtuar integrimit rajonal dhe anëtarësimit drejt BE-së, tranzicionit të gjelbër dhe digjitalizimit.
Pjesëmarrësit në konferencë do të jenë përfaqësues të institucioneve evropiane, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, bashkësi diplomatike dhe të ekspertëve, si dhe kompani udhëheqëse.
Duke i lidhur bartësit e vendimeve dhe ekspertët nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, konferenca ka për qëllim ta theksojë potencialin e rajonit që të kontribuojë për krijimin e Evropës më konkurruese, të qëndrueshme dhe të lidhur.
Qëllimi i organizatorëve është edhe që të vendosin "Western Balkans 2030" si forum vjetor për dialog dhe bashkëpunim dhe si vend ku idetë transformohen në aksione dhe partneritete konkrete.
"Western Balkans 2030" është forum rajonal kyç i cili i bashkon përfaqësuesit e institucioneve evropiane, organizatat ndërkombëtare dhe bashkësinë afariste me qëllim që bashkërisht t’i definojnë drejtimet për zhvillim të rajonit deri në vitin 2030. Fokusi është vendosur në integrim rajonal, tranzicionin energjetik, digjitalizimin, rritjen e qëndrueshme dhe investimet. fc/