Numri i viktimave nga sulmi ajror rus në Ternopol u rrit në 25
- Numri i viktimave nga sulmi ajror rus i sotëm në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopol është rritur në 25, publikuan mediat ukrainase, duke cituar shërbimet e emergjencës.
Kiev, 19 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga sulmi ajror rus i sotëm në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopol është rritur në 25, publikuan mediat ukrainase, duke cituar shërbimet e emergjencës.
Në Ternopol, 25 persona, midis të cilëve dhe tre fëmijë, u vranë si pasojë e bombardimeve ruse të qytetit, ndërsa 73 persona, midis të cilëve dhe 15 fëmijë, u plagosën. “Katërmbëdhjetë psikologë nga Shërbimi shtetëror i emergjencës nga rajone të ndryshme të Ukrainës po punojnë në afërsi të ndërtesës së dëmtuar dhe tashmë u kanë ofruar ndihmë 150 personave", publikoi shërbimi në rrjetin social "Fejsbuk".
Operacionet e shpëtimit emergjent janë ende duke u zhvilluar.
Herët në mëngjes, forcat ruse sulmuan Ternopolin dhe zonën përreth me dronë dhe raketa. U goditën dy blloqe të ndërtesave. rq/
Foto: policia ukrainase