Numri i ankesave për mbrojtje të të dhënave nuk e ul vlefshmërinë e tyre, vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë
- – Gjykata Evropiane e Drejtësisë sot mori vendim preliminar sipas të cilit shpeshtësia e ankesave e të parashtruara te organet kompetente për mbrojtje të të dhënave sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për mbrojtje të të dhënave GDPR), nuk ka kurrfarë ndikimi ndaj vlefshmërisë së tyre.
Bruksel, 9 janar 2025 (MIA) – Gjykata Evropiane e Drejtësisë sot mori vendim preliminar sipas të cilit shpeshtësia e ankesave e të parashtruara te organet kompetente për mbrojtje të të dhënave sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për mbrojtje të të dhënave GDPR), nuk ka kurrfarë ndikimi ndaj vlefshmërisë së tyre.
“Kërkesat nuk mund të cilësohen si ‘të tepërta’, vetëm për shkak të numrit të tyre në një periudhë të caktuar”, thuhet në aktgjykimin. “Aktgjykimi është sjellë në bazë të rastit në të cilin shoqata e industrisë automobilistike ADPA ka hedhur poshtë ankesa të një subjekti me arsyetimin se numri i tyre ishte shumë i madh. Njëherësh, sipas ADPA, personi konkret në periudhën mes vitit 2018 dhe 2020 ka dorëzuar 77 ankesa, ndërsa krahas kësaj i ka kontaktuar me telefon me kërkesa shtesë”.
Megjithatë, Gjykata vlerësoi se parashtrimi i 77 ankesave për periudhën 20 muaj nuk mund të konsiderohet “shqetësues ose ofendues”.
Gjykata më e lartë në BE vendosi për ankesa të ADPA për aktgjykim të Gjykatës austriake nga 22 dhjetori i vitit 2022, e cila vlerësoi se shpeshtësia e ankesave nuk është bazë e mjaftueshme numri i tyre të konsiderohet si “i tepërt”, sepse për këtë është e nevojshme që ato kërkesa të jenë nga “natyra dukshëm shqetësuese ose ofenduese”.
Pas kësaj, ADPA parashtroi ankesë për vendimin e Gjykatës austriake në Gjykatën Evropiane të drejtësisë me arsyetim se parashtruesi i ankesave gjatë dorëzimit të tyre ka pasur “qëllim ofendues”.
Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë vlerësohet si “lajm i mirë” për ithtarët e të drejtës së lirisë së informacioneve, sepse nëse ishte pranuar kërkesa e ADPA-së kjo do të mund të shfrytëzohej për kufizimin e mundësive për qasje të lirë në të dhënat dhe për presion për zbatim më të rreptë të rregullores së GDPR. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s