Nuk do të ketë goditje çmimesh për amvisëritë, Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike, thotë Mickoski
- Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike, ashtuqë nuk do të ketë goditje çmimesh për amvisëritë. Këtë e deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) – Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike, ashtuqë nuk do të ketë goditje çmimesh për amvisëritë. Këtë e deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mickoski theksoi se rregullatori vendos për çmimin e energjisë elektrike. Nëse energjia elektrike do të shtrenjtohet apo lirohet, përcaktohet nga rregullatori pasi të marrë çmimin nga furnizuesi, duke i shtuar atij kostot e shpërndarësit, operatorit të transmetimit dhe së fundmi kostot e organizimit të tregut të energjisë elektrike, shpjegon kryeministri.
"Edhe pse më parë u kritikuam si Qeveri, si në Raportin e BE-së ashtu edhe nga një pjesë e publikut për moszbatimin e njërit prej hapave që janë pjesë e planit të rritjes, e që është liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për amvisëritë, theksuam qartë se nuk do ta zbatojmë atë hap, sepse nëse e zbatojmë çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë 63.65 euro, por një qind euro për megavat orë. Atëherë çmimi total i energjisë elektrike për amvisëritë do të rritet me një shifër fantastike prej 50 për qind”, tha Mickoski.
Ai theksoi se Qeveria me gjithë rrezikun politik, do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike me qëllim mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.
"EVN Home' është furnizuesi për vitin 2026 dhe EMV ka dorëzuar sasitë totale të kërkuara në përputhje me politikat e qeverisë, sipas furnizimit publik. Cili do të jetë çmimi përfundimtar përcakton rregullatori. SHA EMV paraqiti një çmim objektiv prej 65 euro për megavat orë që është tre euro ose rreth katër për qind më shumë, por në asnjë mënyrë mbi njëqind euro që është çmimi i tregut", shpjegoi Mickoski.
Foto: MIA