Nuk do të ekstradohet nga Greqia i arrestuari 60-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar për vrasje para 28 viteve
- Shtetasi i Maqedonisë, i kërkuar me urdhër arresti evropian për vrasje 28 vjet më parë, i cili u arrestua në fund të majit të këtij viti në qytetin grek Katerin, nuk do të ekstradohet në vend, për shkak të vjetërsisë të çështjes, ka vendosur gjykata në Selanik, publikou agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Athinë, 27 nëntor 2025 (MIA) - Shtetasi i Maqedonisë, i kërkuar me urdhër arresti evropian për vrasje 28 vjet më parë, i cili u arrestua në fund të majit të këtij viti në qytetin grek Katerin, nuk do të ekstradohet në vend, për shkak të vjetërsisë të çështjes, ka vendosur gjykata në Selanik, publikou agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Duke refuzuar kërkesën për ekstradim, gjyqtarët vendosën gjithashtu t'ia heqin masën paraburgim.
Vrasja, për të cilën 60-vjeçari kërkohej me urdhër arresti evropian, ndodhi në Maqedoni në nëntor të vitit 1997, ndërsa viktima ishte një shtetas 37-vjeçar i Maqedonisë së Veriut. Autori i krimit u dënua më pas me 15 vjet burg, por iku në Greqi, ndërsa gjashtë muaj më parë, siç raportoi MIA, u arrestua në Katerini.
Sipas çështjes gjyqësore dhe dokumenteve nga prokuroria e RMV-së, siç shkruan ANA-MPA, 60-vjeçari ka shkaktuar qëllimisht një aksident trafiku, ndërsa kur viktima ka dalë nga automjeti për të parë dëmet, ai e ka qëlluar dhe e ka vrarë, ndërsa një vit më vonë është mbajtur gjyqi dhe ai është dënuar me 15 vjet burg.
Para gjykatës së Selanikut, ai shpjegoi se pasi është liruar nga paraburgimi, ka ikur dhe është shpërngulur në Greqi dhe se tani ka një biznes që jep me qira dhoma në zonën Pieria.
"Ai, nëpërmjet avokatëve të tij, deklaroi se gjatë asaj periudhe ka shërbyer në sigurimin personal të presidentit të atëhershëm të vendit, Kiro Gligorov, dhe se ishte shënjestër për arsye politike. Sipas pretendimeve të tij, ai është mbajtur në paraburgim për 90 ditë, pas së cilës është liruar, dhe më pas është arratisu me një pasaportë të lëshuar nga autoritetet e vendit të tij dhe është shpërngulur në Greqi", shkruan ANA-MPA.
Duke qenë se dënimi është shqiptuar 20 vjet më parë, sipas të drejtës penale greke është vjetërsuar dhe për këtë arsye gjyqtarët e refuzuan kërkesën për ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s