NP Rrugët e Maqedonisë: Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Shkup, 10 janar 2026 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Siç informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë në disa akse rrugore të cilat kalojnë në gryka ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve më të imëta të dheut.
Nga ndërmarrja publike bëjnë thirrje për drejtim me kujdes me automjetet, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
Nga Lidhja Automote e Maqedonisë, njoftuan, se VK Evzoni (Bogorodicë) është i hapur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga ora 23:10.
Nga LAMM shtojnë se në VK Niki (VK Megjitlia) do të ketë ndalesë për lëvizje të automjeteve deri sot në orën 10:00. Komunikacioni për automjete të udhëtarëve do të zhvillohet me rrjedhë normale. fc/