Një tërmet mesatar u regjistrua në afërsi të bregut të Kamçatkës
- Tërmeti me intensitet prej 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit sot është regjistruar në afërsi të bregut të gadishullit Kamçatka të Rusisë.
Moskë, 3 nëntor 2025 (MIA) - Tërmeti me intensitet prej 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit sot është regjistruar në afërsi të bregut të gadishullit Kamçatka të Rusisë.
Epiqendra e tërmetit ishte 397 kilometra nga qyteti Petropavlovski Kamçatka, në thellësi prej 42,5 kilometra.
Deri tani nuk është dhënë paralajmërim për paraqitjen e cunamit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s