Një termoelektranë në Korenë e Jugut u shemb, supozohet se shtatë persona janë nën rrënoja
- Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan se shtatë persona janë të zhdukur dhe me shumë gjasa janë bllokuar nën rrënoja pasi sot u shemb një pjesë e termoelektranës në qytetin Ulsan, njoftoi agjencia e lajmeve Jonhap.
Seul, 6 nëntor 2025 (MIA) - Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan se shtatë persona janë të zhdukur dhe me shumë gjasa janë bllokuar nën rrënoja pasi sot u shemb një pjesë e termoelektranës në qytetin Ulsan, njoftoi agjencia e lajmeve Jonhap.
Nga rrënojat deri tani janë nxjerrë dy të mbijetuar, por ka frikë se nën konstruksionin e çelikut ka edhe disa punëtorë të tjerë.
Shërbimet e zjarrfikësve njoftuan se numri i saktë i personave të zhdukur nuk mund të konfirmohet ende, ndërsa kërkimet në terren vazhdojnë.
Më parë ishte raportuar se gjashtë persona rezultojnë të zhdukur, por informacionet e reja tregojnë se numri i të bllokuarve mund të jetë të paktën shtatë.
Fotot e publikuara në mediat lokale tregojnë një strukturë të madhe çeliku që është shembur plotësisht, duke u shndërruar në një grumbull rrënojash dhe trarësh të thyer. sa/
foto: Jutjub printskrin