• петок, 05 декември 2025

Një sulm ajror izraelit në rrugë kryesore në jug të Libanit vrau një person

Një sulm ajror izraelit në rrugë kryesore në jug të Libanit vrau një person

Bejrut, 10 nëntor 2025 (MIA) – Një sulm ajror izraelit mbi një automobil i cili lëvizte në rrugën kryesore e cila i lidh qytetet më të mëdha në jug të Libanit vrau sot në mëngjes një person, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.  

“Një sulm izraelit mbi një automobil në zonën e qytetit Besaria vrau një person”, thuhet në kumtesën e Ministrisë. 

Sulmi ndodhi pasi Izraeli filloi një varg sulmesh këtë fundjavë në të cilat humbën jetën pesë persona. Izraeli i përforcoi sulmet në këtë zonë për shkak të frikës se grupi Hezbollah, i mbështetur nga Irani, po armatoset. 

Dy persona u vranë javën e kaluar në sulme të ndara izraelite në jug të Libanit, ndërsa edhe tre humbën jetën të shtunën. Edhe krahas marrëveshjes për armëpushim të arritur në nëntor pas më shumë se një viti luftëra me Hezbollahun, Izraeli vazhdon që rregullisht t’i sulmojë strehët e lëvizjes proiraniane në Liban, duke e akuzuar se po bën përpjekje që t’i rinovojë kapacitetet e tij ushtarake. 

Hezbollahu është dobësuar nga lufta e fundit me Izraelin, ndërsa SHBA-ja e përforcoi presionin mbi autoritetet libaneze që ta çarmatosin grupin, gjë të cilën refuzuan ta bëjnë. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан