Një person ka humbur jetën dhe dy janë zhdukur pasi një anije me 80 emigrantë u përmbys në Spanjë
- Një person ka humbur jetën dhe dy rezultojnë të zhdukur kur një anije me rreth 80 emigrantë është përmbysur rreth 20 kilometra nga El Hiero, një nga ishujt Kanarie, bënë të ditur sot persona zyrtarë.

Madrid, 12 shkurt 2025 (MIA) - Një person ka humbur jetën dhe dy rezultojnë të zhdukur kur një anije me rreth 80 emigrantë është përmbysur rreth 20 kilometra nga El Hiero, një nga ishujt Kanarie, bënë të ditur sot persona zyrtarë.
Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë, raporton media spanjolle "La Razon".
Anija e shpëtimit "Akruks" ndodhej në zonën ku anija e emigrantëve u përmbys, dhe ekuipazhi i saj i erdhi në ndihmë.