Një grup prej 14 shtetesh i bënë thirrje Izraelit që të ndarlojë përhapjen e lagjeve hebraike në Bregun Perëndimor
- Katërmbëdhjetë shtete, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë, dënuan sonte miratimin e paradokohshëm të lagjeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite që ta anulojë këtë vendim dhe të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve.
Paris, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Katërmbëdhjetë shtete, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë, dënuan sonte miratimin e paradokohshëm të lagjeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor, duke i bërë thirrje qeverisë izraelite që ta anulojë këtë vendim dhe të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve.
"Ne, përfaqësuesit e Gjermanisë, Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Spanjës, Francës, Italisë, Irlandës, Islandës, Japonisë, Maltës, Holandës, Norvegjisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, dënojmë miratimin nga ana e Kabinetit të sigurisë të Qeverisë izraelite për ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor", thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme.
"Ne do të vazhdojmë të shprehim kundërshtimin tonë të qartë ndaj çdo forme aneksimi, si dhe ndaj zhvillimit të një politike kolonizimi", shtohet në tekst. mb/
Foto: MIA